ARKATANA

Dekriminalizimi pastron shtetin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Këtë sakrificë të madhe në funksion të pastrimit të politikës nga shtresat kriminale e sheh si realitet të pashmangshëm profesori universitar dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu.

Zbardhja e njëpasnjëshme e skandaleve të ndryshme që po e përcjellin politikën kosovare dhe disa nga njerëzit kyçë në pozita të larta të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe detyrimi i nxjerrjes së tyre para drejtësisë, edhe për vepra kriminale, qoftë për veprimet e tanishme apo të një të kaluare më të largët, sipas analistëve politikë dhe ekspertëve e bën tepër të nevojshëm, marrjen e modelit shqiptar të bërjes së një ligji të veçantë për dekriminalizimin e politikës kosovare dhe të institucioneve, sikur që e bëri Parlamenti i Shqipërisë para disa muajsh, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mirëpo, bazuar në përvojat e deritanishme të vetë disponimit të shqiptarëve për ndryshime të tilla dhe rezistencës që mund t’i bëhet një procesi të tillë, njohësit e këtyre zhvillimeve theksojnë se edhe kjo sëmundje mund të tejkalohet vetëm përmes imponimit të detyrueshëm nga faktori ndërkombëtar, sado që një intervenim i tillë nënkupton edhe sakrifikim të përkohshëm të një pjese të sovranitetit të shtetit dhe të kombit.

ARKATANA

Virus i rrezikshëm klasës politike

Këtë sakrificë të madhe në funksion të pastrimit të politikës nga shtresat kriminale e sheh si realitet të pashmangshëm profesori universitar dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu. “Pas 104 vjetëve shtet, Shqipëria u detyrua për të satën herë t’ua dorëzojë një pjesë të sovranitetit të vetë miqve të saj që t’i zgjedhin problemet me klasën e saj politike. Kjo ndodh për shkak se kombi shqiptar u lind i papjekur, si fëmija që lind në muajin e 7-të dhe tërë jetën ka probleme. Njësoj është edhe me kombet. Edhe kombi kosovar, kur doli në jetë para gati një dekade, doli i papjekur, dhe problemet tona me klasën politike do të jenë të vazhdueshme”, ka theksuar Spahiu. ” Vetë Gjykata Speciale ishte një dorëzim i sovranitetit miqve të Kosovës. Tani, me këtë do të merremi rreth një dekade. Fatkeqësia jonë është se pas 2-3 dekadash, ne sërish do të kemi një klasë të kriminalizuar, sepse virusi i kriminalitetit të klasës politike do të rishfaqet”, tha prof. Spahiu për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.