Mobi Casa

Rrahim Beqiri – Komandant “Roki”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me rastin e 15 – vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit :Do t’ thurë vargje n’ dritë qiriri – T’ këndoj këngë si është ma s’ miri ! Për dëshmorin Rrahim Beqiri –
Trim tribun, djalë xhevahiri !

Do t’ thurë vargje n’ dritë qiriri –
T’ këndoj këngë si është ma s’ miri !
Për dëshmorin Rrahim Beqiri –
Trim tribun , djalë xhevahiri !

Refreni:
Hej! Hej !
O , Rrahim Beqiri ,
O, Komandant “Roki” –
Një këngë xhevahiri ,
Për ty do ta rroki !
Le ta ndiej Shqipëria ,
Kosova e Kamenica ,
Kush qe krenaria –
Rrahim Kopërnica !
Luftëtar i armatosur ,
Ushtarak i përsosur ,
Me përvoja strategjike –
Trim bujar , zemër fisnike !
Me ide vizionare –
Niset n’ rrugë përparimtare !
Kyçet n’ radhët çlirimtare –
Të Ushtrisë sonë Kombëtare !
N’ Shtab t’ Përgjithshëm e nderojnë –
N’ detyrë t’ lartë e emërtojnë !
Komandant të batalionit –
Mbi ushtarë të regjionit !
Rrahim Beqiri – Komandant “Roki “,
Pa përtesë pushkën e rroki !
Ishte epror eminent –
Në tri luftëra evident !
Nga familja e respektuar ,
N’ Anamoravë shumë e nderuar ,
Ishte rritë dhe edukuar –
Atdhetari i përkushtuar !
Prijatar me ide t’ reja ,
N’ aksione e ndër beteja ,
Për çlirim t’ trojeve shqiptare –
Nga thundra serbo barbare !
Pjesë e tri ushtrive çlirimtare –
Për çlirim t’ tokave shqiptare !
Nuk e lëshonte pushkën prej dore –
Në Kosovën tonë Lindore !
Printe n’ luftë , në ballë t’ ushtrisë ,
N’ Iliridë t’ Maqedonisë –
Kundër sllavo maqedonëve ,
Çdo zaptuesi dhe kolonëve !…
Kontribuoi si luftëtarë –
Për Bashkimin Kombëtarë !
Për jetësim t’ Shqipërisë unike –
Mbi gjithë trojet tona etnike !
Rrahim Beqiri , biri i nënë – lokes ,
Luftëtari i Kosovës ,
Në Drenovec të Tetovës –
Në luftë rëndë do të plagoset !
Morën shokët , ia mësynë Prishtinën –
Në Spital , për t’ ia dhanë ndihmën !
N’ kushte t’ luftës – s’ mungoi përpjekja ,
Por , s’ arriti t’ shpëtojë nga vdekja !

Mobi Casa

Më 1 Gusht 2001 –
Pushoi së rrahuri zemra e tij !
Rrahim Beqiri , këtu ndërroi jetë –
Luftëtari i vërtetë !
Më 2 Gusht , biri i Kopërnicës ,
Në varrezat e Kamenicës ,
Pranë shokëve të vet dëshmorë –
Do t’ varroset me kurorë !
Stinët ikin , vitet shkojnë –
Luftëtarët na mungojnë !
Të gjithë shokët e idealeve –
Na mungojnë neve të gjallëve !
T’ gjithë dëshmorëve iu premtojmë –
Amanetin n’ vend t’ ua çojmë !
T’ gjithë elita jonë etike –
Do t’ jetësojnë Shqipërinë Etnike !
Lavdi veprave madhështore ,
Të Rrahimit dhe gjithë dëshmorëve !
Pusho i qetë biri i nënë – lokes ,
T’ qoftë i lehtë dheu i Kosovës !

Gjilan, më 30. 07. 2016. Demir KRASNIQI