Eko Higjiena

Në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, vendoset portreti i Kadrije Sllamniku-Basha, hendbollistës së parë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas më shumë se 5 dekada me aktivitetin e saj hendbollistik ish-hendbollistja Kadrije Sllamniku – Basha, vajza e parë shqiptare që është marrë me lojën e hendbollit e cila kishte thyer të gjitha tabut, i vendoset fotoja në kornizë në hollet e Palestrës Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”.

Vendosja e portretit të saj në mesin e shumë legjendave gjilanase ka shtuar nderin e shumë sportistëve gjilanas të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sport.

Kadrije Sllamniku-Basha është hendbollistja e parë shqiptare në Anamoravë e më gjerë, që u morë me lojën e hendbollit në moshën 14 vjeçare.

Kadrija kudo që paraqitej linte gjurmë të pashlyera si hendbolliste cilësore, ndërsa në vitin 1964 shpallet edhe sportistja më e mirë në Kosovë.

Mobi Casa

Vendosja e fotos në holet e palestrës “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, për familjarin e Kadrijës, Arianit Sllamniku është një nder i posaçëm.

“Zonja Kadrije është një legjendë e hendbollit, jo vetëm e qytetit të Gjilanit por edhe atij Kosovar e cila hapi shtigjet për shumë gjenerata të reja. Ne si familjarë jemi të nderuar për këtë vepër, duke dëshmuar se në asnjë moment nuk guxojmë t`i humbim njerëzit me vlera siç është Zonja Kadrije Sllamniku-Basha”, ka bërë të ditur familjari i saj, Arianit Sllamniku.

Sot legjenda e hendbollit të femrave anembanë Kosovës, Kadrije Sllamniku-Basha jeton me familjen e saj me nipër e mbesa, duke na hapur rrugëtimin e saj të vështirë në lojën e hendbollit.

Qyteti i Gjilanit duhet të jetë krenar që në mesin e saj ka një legjendë siç është e papërsëritshmja, Kadrije Sllamniku-Basha./rajonipress/