Fundamenti

Kombëtarja e Veteranëve të Kosovës triumfon në turnirin përkujtimor “Rraci, Reshi, Gashi”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Me rastin e 23 vjetorit të çlirimit, Komuna e Gjilanit gjegjësisht drejtoria për Rini, Kulturë e Sport, në nderim të kujtimit të figurave nga jeta publike e sportive ka organizuar turneun përkujtimor në futboll “Rraci, Reshi, Gashi” .

Në këtë turne kanë marrë pjesë futbollistët veteran: Kombëtarja e Kosovës, FC Drita, SC Gjilani dhe KF Kumanova. Ndeshjet u zhvilluan nga 35 minuta.

Në ndeshjen e parë Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur Dritën 1-0, Gjilani Kumanovën 5-0, ndërsa në ndeshjen finale Kombëtarja e Kosovës ishte më e mirë se Gjilani 3-1.

UBT

Futbollisti më i mirë i këtij turneu ishte futbollisti i Kombëtares së Kosovës Fitim Sadriu. Në praninë e shumë dashamirëve të futbollit ishin edhe familjarët e familjes Halimi e Gashi, ndërsa munguan familjarët Osmani.

Për pjesëmarrësit e të gjitha skuadrave u shpërndanë mirënjohje e kupa, ndërsa për familjarët Halimi Osmani e Gashi u shpërndanë mirënjohje të veçanta Post-Mortum./rajonipress/