Haliti: Demarkacioni nuk e rrëzon koalicionin PDK-LDK
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka mohuar se do të prishet koalicioni qeverisës PDK-LDK, në rast së nuk ratifikohet marrëveshja për demarkim të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas tij, s’ka asnjë arsye që të prishet koalicioni i PDK-së me LDK-në. Haliti u shpreh i bindur se “koalicioni, do të vazhdojë të funksionojë deri në fund të mandatit”, raporton gazetablic.com.
Ndërsa për çështjen e Demarkacionit, Haliti tha se “nëse grupet parlamentare arrijnë një marrëveshje të përgjithshme në lidhje me këtë çështje, pas analizimit të të gjitha argumenteve që lidhen me të, do të përfitonte Kosova”.
“Unë mendoj që Grupet Parlamentare do ta analizojnë situatën në të cilën jemi. Do ta analizojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare lidhur me shpalljen e pavarësisë, Pakon e Ahthisarit, Marrëveshjen e Vjenës, Deklaratën e Pavarësisë”, tha ai.


