Hidromorava

Nuhiu: Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë e veta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, FC Drita do të takohet me FC Inter Turku nga Finlanda. Për këtë përballje kryetrajneri i FC Drita, Ardian Nuhiu theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.

“Në këto nivele çdo skuadër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finlandë është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet”, ka thënë trajneri Nuhiu.

Mobi Casa

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe FC Drita zhvillon takimin në cilësinë e mysafirit ndaj FC Inter Turku nga Finlanda./rajonipress/