Drita mëson kundërshtarin për raundin e parë eliminues në Ligën e Konferencës
Gjilan – FC Drita do të takohet me FC Inter Turku nga Finlanda në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
FC Drita për shkak të sukseseve evropiane në edicionet e kaluara ka rritur koeficientin dhe ishte në mesin e skuadrave bartëse në short.
Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane.


