Eko Higjiena

Zvoglohet numri i kalimeve ilegale të emigrantëve në kufirin e Preshevës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq gjatë vizitës së tij ushtrisë serbe dhe policisë që kanë angazhuar në kufirin e Preshevës ka thënë se numri i emigrantëve ilegal që tentojnë të hyjnë në Serbi vshtv zvogluar.

Pjestarët e ushtrisë dhe policisë gjatë natë ndalojnë 50 deri 70 njerëz të kalojnë kufirin pa letra, dhe këto aksione më së shumti ndodhin në terrene shumë të vështira.

Uji Dea

“Ky është një trend i mirë, dhe paralajmërimi i angazhimit të ushtrisë dhe polisië në mbrojtje të kufirit ka dhënë rezultate të mira që të bie numri i atyre që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht” ka thënë Stefanoviq, transmeton presheva.com.

Ministri ka dhënë urdhër që në mënyrë preventive të forcohen patrullimet në kufi me Kosovën dhe Malin e Zi që të mos ndodhë që migrantët të kthehen për herë të dytë dhe të hyjnë ilegalisht në Serbi. /presheva.com/