Eko Higjiena

Rashica: I bëmë gjërat si duhet, shpresoj të vazhdojmë kështu

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Milot Rashica ishte një nga më të mirët për Kosovën në suksesin prej 3-2 ndaj Irlandës së Veriut, duke fituar penalltinë dhe duke asistuar golin e dytë të Bytyqit.

Anësori i Dardanëve pas fitores në “Fadil Vokrri” ndau menjëherë emocionet për mikrofonin e SuperSport.

“Ishim më të sigurt dhe me më shumë vetëbesim në aksione, ndaj kjo na ndihmoi për të shënuar dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarin”.

Uji Dea

“Si unë, edhe Bytyqi u sakrifikuam jo pak, pasi në futboll duhet që të gjithë të japin maksimumin, si mënyra e vetme për të marrë rezultat pozitiv”.

“Sot (e enjte) i bëmë gjërat si duhet dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, ka deklaruar Rashica.