FIDANISHTJA

Haliti priti në takim Gjeneralin e KFOR-it amerikan Eddie Simpson

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e kuvendit komunal, Bekim Azizi dhe drejtorë të drejtorive, sot kanë pritur në takim Gjenerallejtënant Eddie Simpson, së bashku me Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti.

Haliti, i ka falënderuar për vizitën dhe në veçanti për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me ekipet e KFOR-it, që monitorojnë në komunën e Vitisë.

Ai po ashtu e ka njoftuar Gjeneralin Simpson për të arriturat e komunës së Vitisë deri më tani, si dhe për projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim, e që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.

UBT

Në anën tjetër gjenerallejtënant Eddie Simpson është interesuar për së afërmi rreth vizionit të kryetarit Haliti për këtë mandat, zhvillimin ekonomik, procesin e edukimit në komunën e Vitisë, si dhe funksionimin e Qendrave Mjekësore në Viti.

Në fund të takimit në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, Haliti ka nderuar me një dekoratë gjeneralin Simpson./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.