HW

Gjilani mban aktivitetin sportiv gjimnastikë-akrobacione në nderim të mërgimtarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Pas dhjetëra aktiviteteve të organizuara në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, mbrëmë në Gjilan është mbajtur aktiviteti sportiv gjimnastikë-akrobacione, të organizuar nga Njësia për Sport dhe nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri.

Ngjarjen e ka shpallur të hapur udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, i cili ka thënë se ky aktivitet po mbahet për herë të parë në Gjilan në nderim të mërgimtarëve.

“Jam i nderuar që sot po ju drejtohem veçanërisht juve mërgimtarëve të cilët dhatë shumë për këtë vendin tonë. Aktiviteti i gjimnastikës dhe akrobacionit po realizohet për herë të parë në Gjilan dhe jam shumë i lumtur për këtë. Shpresoj do të kaloni mirë dhe do të kënaqeni me performancën e sotme të profesionistëve të kësaj lëmie”, ka thënë Hoxha.

Aktivitetet në Muajin e Mërgimtarëve kanë filluar me shfaqjen e filmave për fëmijë dhe të rritur për tri netë me radhë, pastaj gala koncerti rock & popullore, panairi i produkteve vendore, street ball, performanca e artit bashkëkohor dhe turizmit rural, aktiviteti i volejbollit, premiera e shfaqjes “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, debati me temën “Sfidat e të rinjve në Kosovë dhe në Mërgatë” dhe aktiviteti sportiv gjimnastikë-akrobacione.

Uji Dea

Muaji i Mërgimtarëve mbyllet të dielën me panairin e makinave “Vera 2016”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.