Eko Higjiena

Musliu kërkon kthimin e lapidarit edhe njëherë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, iu është drejtuar edhe njëherë Ministrit të Ministrisë të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq me kërkesë për kthimin e lapidarit të të rënëve të UÇPMB-së të hequr nga forcat speciale të xhandarmerisë më 20 Janar 2013 nga qendra e qytetit të Preshevës.

Duke patur parasysh se nuk i dihet fati, gjendja dhe lokacioni i saktë i lapidarit Musliu ka kërkuar që të kthehet në menaxhimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

KKVITI

Musliu në kërkesë thekson se i është drejtuar të gjitha organeve kompetente për të marrë informacion se çfarë ka ndodhur me lapidarin dhe deri më tash nuk ka marrë asnjë përgjigje, njëkohësisht dyshon në gjendjen dhe mirëmbajtjen e lapidarit andaj edhe është e patjetërsueshme kthimi i lapidarit nën menaxhimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar./rajonipress/