Nën zhurmën e motoristëve, muzikës e diellit u mbajt gara “Vera e Uglarit 2022” para 10 mijë shikuesve
Gjilan – Fshati Uglar e Moto Club “Uglari” për herë të katërt ishin mikpritës i motoristëve më të mirë të Kosovës në “Enduro Race” të motorizmit.
Nën shpatijet e fshatit Uglar, në praninë e mbi 10,000 mijë shikuesve në një kohë me diell nën tingujt e zhurmës së motorëve, muzikës e pijeve të ndryshme – shikuesit me adrenalinë të madhe kanë përcjellë këtë garë spektakulare si për nga rivaliteti poashtu edhe organizatorët e kësaj gare që ishin për shembull se si organizohet një garë sportive e posaçërisht të motorizmit.
Motoristët Kosovarë edhe një herë treguan se ky sport ka një ardhmëri shumë të mirë duke dëshmuar se kjo gare meriton notën 10-të.
Gjatë gjithë garës u tregua rivalitet i madh sportive, ndërsa prania e shikuesve këtë garë e ka bërë edhe më madhështore me ovacionet.
MC “Uglari”, i cili është organizator i kësaj gare dhe njeriu më meritor për organizimin e kësaj gare është kryetari i këtij klubi, Naser Ahmeti i cili njiherit është edhe anëtar i bordit të federatës së motoçiklizmit të Kosovës.
“Jam shumë krenar me rrjedhën e kësaj gare, ishte gjithçka në nivelin e saj, i falënderohem çdo motoristit që ka kontribuar me aftësitë e tyre që këtë garë ta bëjnë edhe më madhështore. Ishte kënaqësi që kishin mbi 10.000 mijë shikues në fshatin tone, të cilët me praninë e tyre pa asnjë incident na kanë bërë krenar. Një falënderim i shkon edhe FMK-së të cilët na kanë besuar këtë garë, ne edhe njiherë po dëshmojmë se kur duam mundemi të bëjmë mrekulli, ndërsa të gjithë fituesve ju urojë
suksese edhe më të mëdha në karrierën e tyer”, ka bërë të ditur, Naser Ahmeti.
Rezultatet e arritura në garën e sotme.
Kategoria E-2 250cc2t–450cc4t
Blerim Aliu
Kastriot Muqaj
Petrit Lushaku
Rehad Haliti
Kategoria E-1 125cc2t– 250cc4t
Ardian Aliu
Flamur Berisha
Shaban Gubavci
Armend Baliu
Kategoria Hobi
Egzon Jetishi -Mc Uglari
Në këtë garë prestigjioze, kanë marrë pjesë 33 motoristë, ndërsa shtegu ishte i gjatë 4,5 km.
Policia e Kosovës njësiti në Gjilan kanë treguar profesionalizëm të lartë për mirëmbajtjen e garave./rajonipress/


