“Vera e Uglarit” me 15 maj mbahet gara e katërt “Enduro Race” në Motoçiklizëm
Gjilan – Fshati Uglar i cili gjendet në periferi të Gjilanit, do të jetë të dielën mikpritëse e garës së madhe të Motoçiklizmit për herë të katërt “Enduro Race” nga Moto Club “Uglari”, në bashkëpunim me Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit.
Në këtë garë do të jenë tri kategori E1, E2, dhe E3- poashtu do të jenë edhe kategoritë për Juniorë dhe Super-Junior. Në këtë garë atraktive me një shtegë shumë të përshtatshme do të marrin pjesë 10 klube anembanë Kosovës nga Prizreni, Theranda, Kaqaniku, Prishtina, Shtimja, Peja, Ferizaj, Kamenicë, Gjilani dhe nikoqiri MC “Uglari”, Shtegu do të jetë 4,5km.
Në tri garat e më hershme tek dashamirët e Motoçiklizmit ka qenë një interesim i jashtëzakonshëm i shikuesve ku janë mbledhur gjerë në 10 mijë shikues për ta përcjellë adrenalinën të cilën sjellin motoristët.
Njeriu më meritor i kësaj gare e atraktive padyshim është Naser Ahmeti. i cili është kryetar i klubit MC “Uglari”, njiherit edhe anëtar i bordit në Feratën e Motoçiklizmit të Kosovës – i cili ka theksuar se dita e diel do të jetë ditë e adrenalinës së motoristëve. “Dita e diel do të jetë një ditë e veçantë për të gjithë garuesit, do të jetë një adrenalinë e vërtetë në shtegun 4,5km, do të ketë rivalitet sportiv pasiqë do të marrin pjesë motoristët më të mirë nga Kosova. Ne si organizator i kemi të gjitha përgatitjet për garuesit, pritet një numër rekord i shikuesve dhe i ftojë të gjithë dashamirët e motoristëve që të dielën në fshatin tone të jetë festë sportive e motoristëve, ku prezenca e juaj na bënë këtë garë edhe më madhështore.
Ne si organizator të kësaj gare, çdo motoristi dhe çdo shikuesit ju dëshirojmë një ditë me plotë emocione sportive”. Kryetari dhe organizatori i kësaj gare “Vera e Uglarit -2022”, ka bërë të ditur se në garën e të dielës së motorizmit kërkesë kanë bërë edhe tre shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe një motorist nga Italia i cili për herë të tretë do të merr pjesë në këtë garë, ndërsa siç thekson Naser Ahmeti janë të mirëseardhur dhe të respektuar.
Të gjithë dashamirëve të motoçiklizmit nuk ju mbetet tjetër posë të dielën të jenë prezent në këtë garë spektakolare për të përjetuar mrekullitë e motoçiklizmit.
Tubimi i garuesve fillon në ora 10:00, ndërsa garat fillojnë në ora 10:30./rajonipress/

