CITY INN vlerësohet në top 10% të hoteleve më të mira në botë nga Trip Advisor
Viti 2022 është viti i tretë me radhë që CITY INN fiton çmimin “PËRZGJEDHJA E UDHËTARËVE NË TRIPADVISOR 2022”. Vlerësimet e jashtëzakonshme të udhëtarëve për CITY INN e vendosin atë në top 10% të hoteleve më të mira në botë.
Prishtinë, Kosovë – CITY INN sot njoftoi se është shpallur fitues i çmimit “PËRZGJEDHJA E UDHËTARËVE NË TRIPADVISOR 2022”. Kjo arritje i dedikohet bizneseve që vazhdimisht ofrojnë përvoja fantastike për udhëtarët në mbarë globin, e që e vendos CITY INN në top 10% të hoteleve më të mira në botë. CITY INN u dallua duke siguruar kënaqshmërinë e vazhdueshme të vizitorëve. “Është nder i veçantë të pranojmë përsëri çmimin PËRZGJEDHJA E UDHËTARËVE NË TRIPADVISOR 2022 si një vlerësim të shërbimeve tona dhe kënaqshmërisë së udhëtarëve që kanë pasur rastin të qëndrojnë në hotelin tonë” tha Fidan Hallaqi, bashkëthemelues i CITY INN.
“Urime të gjithë fituesve të çmimit PËRZGJEDHJA E UDHËTARËVE NË TRIPADVISOR
2022”, tha Kanika Soni, Kryeshefi Komercial në Tripadvisor. Ky çmim (The Travelers’ Choice Awards) i ndahet më të mirëve në turizëm dhe mikpritje, sipas vlerësimit të atyre që kanë më së shumti rëndësi: mysafirëve. Renditja në mesin e fituesve të PËRZGJEDHJA E UDHËTARËVE NË TRIPADVISOR është gjithmonë e vështirë – por asnjëherë më shumë se këtë vit pasi dalim nga pandemia. Unë jam e impresionuar me hapat që keni ndërmarrë për të përmbushur kërkesat e reja të udhëtarëve, qoftë përdorimi i teknologjisë së re, zbatimi i masave të sigurisë ose angazhimi dhe trajnimi i personelit të jashtëzakonshëm. Ju jeni përshtatur shkëlqyeshëm përballë vështirësive”.
Për të parë vlerësimet e mysafirëve dhe shërbimet e CITY INN, vizitoni faqen www.cityinn-ks.com.
Rreth CITY INN
Një hotel tërësisht i ri, me vendndodhje të mrekullueshme mu në zemër të Prishtinës, që ofron mikpritje të ngrohtë, CITY INN ju siguron përvojën me cilësinë më të lartë të akomodimit dhe përjetimit gjatë gjithë periudhës së qëndrimit tuaj.
Përjetoni hotelin tonë i cili posedon 18 dhoma me komoditet modern dhe dizajne elegante, që ndodhet vetëm disa minuta të ecjes nga pikat kryesore të qytetit – qarqeve qendrore të bizneseve dhe institucioneve së bashku me një sërë atraksionesh turistike, të gjitha pranë.
Rreth TRIPADVISOR
Tripadvisor, platforma më e madhe e udhëtimit në botë, ndihmon qindra miliona udhëtarë çdo muaj për të shndërruar udhëtimet e tyrë në udhëtimin më të mirë ndonjëherë.
Udhëtarët në mbarë globin përdorin faqen dhe aplikacionin e Tripadvisor për të gjurmuar mbi 878 milion vlerësime dhe opinione në 8.8 milion akomodime, restaurante, përvoja, aviokompani dhe lundrime. Në planifikim FOR RESERVATIONS:
Fazli Greiçevci 55
10000 Prishtina
Kosovo
+383 (0)38 22 44 33
+383 (0)48 22 44 33
info@cityinn-ks.com
ëëë.cityinn-ks.com
apo gjatë udhëtimit, udhëtarët shohin Tripadvisor për të krahasuar çmimet e ulëta në hotele, fluturime dhe lundrime, rezervojnë ture dhe atraksioni me popullaritet, si dhe rezervojnë tavolina në restaurante të shkëlqyeshme. Tripadvisor, shoqëruesi më i mirë i udhëtimit, është në dispozicion të 49 tregjeve në 28 gjuhë./rajonipress/



