Mobi Casa

Anxhela Peristeri ka “harruar” të pushojë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Vera nuk njeh pushim për Anxhela Peristerin! Këngëtarja Anxhela Peristeri, nuk ka bërë asnjë ditë plazh.

Shkak për këtë janë koncertet e shumta të këngëtares simpatike, gjeografia e të cilave është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

E shquar për cilësinë vokale të saj dhe interpretimin skenik, Anxhela është shndërruar ndër më të kërkuarat të resorteve përgjatë bregdetit shqiptar që nga Velipoja e deri në Sarandë.

Eco Higjiena

Peristeri është cilësuar si një ndër zërat më të fuqishëm të skenës shqiptare e për këtë arsye aktiviteti i saj artistik ka qenë gjithmonë në ngritje. Para pak kohësh ajo u shpall fituesja e spektaklit “Your face sounds familiar” dhe aktualisht është pjesë e Maratonës Popullore që organizohet nga Tv Klan.

Bashkëpunimi i saj më i fundit ishte me Gold AG dhe Labin nën titullin “Llokum” që po pëlqehet në mënyrë masive nga publiku.