“Fiket” Drita në hendboll
Gjilan – Hendbolli i Gjilanit ka rrënjë të thella duke pasur një traditë brilante ndër vite. Klubi i Dritës në hendboll ka dhënë emra të mëdhenj hendbollit gjilanas e atij kosovarë, siq ishin: Dergut Abdullahu, Muhamet Ahmetaj, Rifat Pajaziti, Shaban Kastrati, Agim Shkodra, Hysen Hyseni, Sabedin Sherifi e shumë e shumë hendbollist të cilët kanë mbrojtur edhe ngjyrat e Kosovës.
Këta hendbollist përpos që ishin “ikona” të hendbollit të qytetit të Gjilanit, ata përfaqësonin kulturën sportive duke arritur rezultate kulminante.
KH Drita ishte krenaria e sportit të qytetit të Gjilanit, por pas lufte ky klub sidomos në 13 vitet e fundit në këtë mjedis sportivë fillojnë krizat e njëpasnjëshme financiare por në momentet e fundit para shuarjes klubin e merr nën mbikëqyrje Luan Sllamniku i cili nga dashuria për hendbollin për 12 vite rresht e mbajti gjallë me mjetet e tij vetanake financiare.
Gjatë kësaj periudhe Sllamniku dha gjithçka nga vetja, i pa ndihmuar nga askush duke arritur suksese të jashtëzakonshme, duke e radhitur skuadrën e Dritës tri herë në pozitën e tretë në Play-Off dhe ishte katër herë në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, çka ishte një sukses i Jashtëzakonshëm duke ditur vështirësitë në të cilat po kalonte klubi. Gjatë kësaj periudhe u promovuan shumë hendbollist duke bartur barrën kryesore në skuadër. Në mesin e këtyre hendbollistëve kishte edhe anëtar të Kombëtares së Kosovës, siç ishte: Arbër Sylejmani por kishte hendbollist që ishin golashënuesit më të mirë në Superligë siç ishte Rinor Selmani e Gëzim Misini.
Në fillim të vitit 2021, ish-presidenti i klubit Luan Sllamniku detyrohet të largohet nga klubi me shumë dhembshuri, pasiqë nuk mundte ta mbante klubin i vetëm për shkak se asnjëherë nuk i doli askush në ndihmë, poashtu ka pasur raste që edhe vetë hendbollistët nga xhepi i tyre kanë dhënë mjete financiare për të mbijetuar.
Në shkurt të vitit 2021, mbahet Kuvendi Zgjedhor në klubin e Dritës ku u zgjodhën kryetar e nënkryetar, sekretar e anëtarët e bordit të këtij klubi, u premtua se po vjen një frymë e re për të dalë nga”humnera” dhe do të arrihen rezultate kulminante por ndodhi më e keqja. KH Drita merr goditjet e njëpasnjëshme duke garuar në Ligën e parë, por edhe këtu mezi tubohen7-8 hendbollist, por tani as ata 7-8 hendbollist vështirë është t`i tuboshë, gjithçka është rrënuar pa shpresë për të dalë nga kjo “humnerë”, tani në klubin e Dritës mbretëron “apokalipsë”, ndërsa hendbollistët të cilët u rriten e bënë karrierë në këtë klub me shumë pikëllim po largohen nga ngjyrat fëminore të cilat i deshën më shumë se gjithçka siç janë: Landrit Mustafi, Arbër Sylejmani, Hajdar Memeti, Gëzim Misini, Liridon Musliu Gentian Veliu, Qlirim Bunjaku, Yll Sllamniku, Dukagjin Azizi, Art Ibrahimi e shumë talent të mëdhenj të tjerë, po ju mbyllet dashuria ndaj hendbollit.
Qyteti ynë edhe pse ka shumë biznese private asnjëherë nuk i dolën në ndihmë këtij mjedisi sportive, tani është koha e fundit të intervenohet nga Komuna e Gjilanit e shumë biznese tjera për ti mos i mbajtur peng këta talenta. KH Drita po “fiket”, pa shpresë se do të ringritet. Është mirë që kryesia e tanishme e KH Drita të dal në opinion dhe të sqaron situatën brenda klubit e cila është duke mbretëruar. Është mëkat i madh që një klub “ikonë” çfarë është Drita të mbyllet nga mos organizimi i mirë./rajonipress/


