Në Gjilan nis faza e tretë të dezinsektimit
Gjilan – Të martën në Gjilan fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, e cila do të zgjas për katër ditë me radhë.
Me këtë rast, Drejtoria e Shëndetësisë apelon të gjithë bletarët që për katër ditë me radhë t’i mbajnë të mbyllura bletët nga ora 20:00 deri pas mesnate, ngase materia me të cilën bëhet dezinsektimi, mund të shkaktoj dëme në shoqëritë e bletëve.
Dezinsektimi do të bëhet në tërë territorin e komunës së Gjilanit, në veçanti në zonat e prekura më së shumti nga mushkonjat dhe insektet tjera.
Dezinsektimi hapësinor në Gjilan ka nisur në muajin qershor, ndërkaq faza e tretë përfundon në fund të korrikut./rajonipress/


