Hidromorava

Fitore e vonuar e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në Javën e 34 Gjilani ka arritur ta mposhtë Llapin me rezultat 4-2.

Futbollisti i ndeshjes së sotme padyshim ishte sulmuesi Blerim Krasniqii cili tri herë e mposhti portierin Qolliq.

Serinë e golave Krasniqi e filloi në minutën e 3 duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtësve të Llapit për 1-0.

Hidromorava

Futbollistët e Llapit barazojnë në 1-1 në minutën e 76 Neto ishte ai i cili mposhti Koliqin.
Në minutën e 82 epërsinë e rikthen prapë Krasniqi në 2-1.

Neto edhe njëherë barazon në 2-2 në minutën e 87.

Një minutë më vonë Blerim Krasniqi shënon hat-trick e tij duke ngritur epërsinë në 3-2
Fatin e kësaj ndeshje e vulos Shend Kelmendi në minutat shtesë duke përfunduar ndeshjen 4-2.