Eko Higjiena

Prangosen dy të dyshuar në Kamenicë, policia sekuestron substanca narkotike nga vetura e tyre

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që në veturën në të cilën ishin janë gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë (pesha e të cilës nuk dihet) dhe një cigare e cila po ashtu dyshohet se mund të jetë e llojit marihuanë.

Eco Higjiena

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/