Mobi Casa

Drita e Drenica ndahen miqësisht

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në javën e 32 në fushën sintentike në Gjilan Drita e Drenica kanë ndarë pikët duke përmbyll 90 minutat e ndeshjes me rezultat 1-1.

Drita në ndeshjen e sotme kryesisht u paraqit me disa futbollist të cilët ishin më të freskët pasiqë më pak janë paraqitur në këtë kampionat.

Drenica e cila me meritë ja arriti qëllimin të importon një pikë në luftë për tu larguar nga pozita e barazhit.

Në pjesën e parë kryesisht u tregua futboll i barabartë, por Drenica kishte iniciativë të plotë në fushë.

Fundamenti

Në minutën e 52 Albin Krasniqi nga gjuajtja e lirë sjellë skuadrën e Dritës epërsi në 1-0.
Kurë të gjithë menduan se kjo ndeshje do të përfundon me fitoren e Dritës në skenë paraqitet sulmuesi Genc Hamiti i cili vulos rezultatin në 1-1 duke importuar një pikë të madhe nga kjo përballje.

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu pas 90 minutave është deklaruar:
“Kjo ndeshje ishte një mundësi e mirë për të parë nga afër futbollistët e rinj, mora një mesazh të mirë nga lojtarët e rinj se edhe ata munden të kontribuojnë për rezultatet e klubit. Synimi ynë është finalja e Kupës së Kosovës.

Tifozët e Dritës “Intelektualët” këtë ndeshje e kanë bojkotuar.
Në javën e ardhshme Drita ballafaqohet me rivalin lokal Gjilanin./rajonipress/