Reagojnë Skifterat pas humbjes së Gjilanit në Klinë
Tifozët e SC Gjilanit, Skifterat, pas humbjes së Gjilanit në ballafaqim me Dukagjinit, kanë reaguar përmes rrjetit social ‘facebook. “Skifterat” kanë kërkuar që për dështimet në këtë stinorë, akterët t`i marrin përgjegjësit.
Postimi i plotë: Një strukturë që në fund të rrugëtimit rezulton se ka dështuar në menaxhim të projektit, në fushën e mbrojtjes së të drejtave ligjore të klubit, në përgatitjen fizike të fondit të bollshëm të lojtarëve e deri në organizimin e dobët të ndeshjeve në tërësinë e saj, i vetmi hap i duhur do të ishte dorëheqja kolektive si akt moral! ose ndoshta, koha e Presidentit për të kërkuar përgjegjësi.


