Fundamenti

Vazhdon aktiviteti – Lëvizim pa makina Kampanja Green & Clean

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka vazhduar sot me aktivitetin – Lëvizim pa makina. Bashkë me deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli, përfaqësues të shoqërisë civile e institucioneve, Klubi Urban Bike 06 dhe personat me nevoja të veçanta që lëvizin me karroca, morëm pjesë sot në aktivitetin e defilimit me biçikleta në qytet.

ARKATANA

Si Komuna e parë që i bashkohet Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme, iniciativë kjo e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ky aktivitet promovoi përfitimet e shumta të lëvizjes pa makina, duke përfshirë uljen e ndotjes së ajrit dhe promovimin e ecjes dhe çiklizmit për një mjedis më të sigurt. Qëndrueshmëria mjedisore varet nga ne, se si jetojmë, lëvizim dhe sa kujdes tregojmë.