Drita mposht Malishevën për herë të katër në këtë kampionat
Gjilan – Në javën e 30-të, të Superligës së Kosovës në futboll, në fushën sintentike në Gjilan, Drita ka arritur ta mposht Malishevën rezultat 3-1. Me këto tri pikë Drita ruan pozitën 2-3.
Ashtu siç është pritur u zhvillua një ndeshje mjaft e mirë me aksione të shumta, duke dëshmuar se Drita ka një skuadër shumë të fort me futbollist mjaft cilësor.
Mysafirët kishin udhëtuar së paku të mos pësojnë humbje, por skuadra e Dritës u tregua e vendosur për të mbetur pikët në Gjilan.
Mysafirët ishin ata të cilët kaluan në epërsi në minutën e 48-të, Oliver asiston e Hasan Hyseni mposht portierin Faton Malokun. Drita arrinë të barazon në minutën e 60-të, Ajzeraj ishte ai i cili mposht portierin mysafirë Gashin.
15 minuta më vonë, në minutën e 76-të, Kryeziu asiston me kokë Hamdi Namani ngrit epërsinë në 2-1.
Kur gjithçka kishte përfunduar, në minutat shtesë të ndeshjes, Ardit Tahiri vulos fatin e kësaj ndeshje me rezultat 3-1.
Nga 30 ndeshjet e zhvilluara, Drita ka tubuar 55 pikë.
Në javën e 31, e cila zhvillohet në mesjavë, Drita do të udhëtoj në Suharekë, ku do të takohet me liderin Ballkanin./rajonipress/


