Fundamenti

Sfida më e madhe e sigurisë, veriu

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Qirezi, ka vlerësuar se sfida më e madhe e sigurisë në vend mbetet veriu i Kosovës.

Ai ka deklaruar se institucionet e vendit nuk duhet ta injorojnë këtë pjesë dhe të vetëkënaqen me atë që është arritur atje.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Qirezi ka treguar se veriu është një bombë e kurdisur, nëpërmjet së cilës Serbia çdoherë do të tentojë ta destabilizojë Kosovën për qëllimet e saj. “Veriu mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Kosovë për arsye se aty është vendosur bomba e kurdisur, kurse detonatorin e kësaj bombe e ka në dorë Beogradi, si mjet për ta kanosur destabilizimin e Kosovës sa herë që e sheh oportune për të arritur ndonjë qëllim të vetin”, ka thënë Qirezi.

Uji Dea

Ai ka deklaruar se në proceset e ardhshme, Beogradi nëpërmjet kësaj pjese do të tentojë ta shantazhojë Republikën e Kosovës. “Fakti se e tërë struktura politike serbo-kosovare pas vitit 2013 është nën kontroll të Beogradit, paraqet sfidë serioze të sigurisë për Kosovën. Pastaj veprimet destruktive të Beogradit siç është, për shembull, ndërtimi i ‘Luginës së Diellit’, në të ardhmen pazaret që Beogradi do të përpiqet të iniciojë rreth Trepçës duke shfrytëzuar ndikimin dhe levat e veta në veri do të jenë situata shumë sfiduese”, është shprehur ai.

Qirezi ka kritikuar qasjen që institucionet tona kanë ndjekur në bisedimet e Brukselit, duke paralajmëruar se vetëkënaqja e institucioneve vendore me të arriturat në këtë pjesë mund të kthehen bumerang. “Prandaj, konsideroj se deklaratat që krijojnë vetëkënaqësi apo që bëhen për t’i justifikuar gabimet e njëpasnjëshme në dialogun e ashtuquajtur për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë do t’i kthehen Kosovës si bumerang”, ka thënë Qirezi.

Madje, sipas tij, në këtë pjesë nuk ka shuarje të strukturave paralele, por vetëm legalizim të tyre. “Nuk ka shtrirje të sovranitetit. Ka legalizim të strukturave paralele dhe jo integrim të tyre, sepse ato nuk e njohin juridiksionin e Qeverisë së Kosovës në komunat e banuara me shumicë serbe, madje ka forcim dhe jo dobësim të rolit të Serbisë në Kosovë”, ka vlerësuar Qirezi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.