UBT

Hoxhaj: Shkarkimi i Selimit ishte ligjor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Berlini për Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se pas njohjes së sotme të pavarësisë së Kosovës nga Surinami, pret që edhe disa shtete tjera ta bëjnë këtë gjë.

Ai ka folur edhe për takimin që ka zhvilluar me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, gjatë së cilit ka thënë se kanë biseduar për bashkëpunimin më të ngushtë me Kosovës dhe Gjermanisë, agjendën evropiane të Kosovës dhe zhvillimet tjera me rëndësi në Evropë.

“Steinmeier është mik i vjetër i Kosovës dhe mik imi personal, një faktor përshpejtues në njohjen e Kosovës. Kemi biseduar se si të kemi bashkëpunim më të ngushtë mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për sjelljen e investitorëve të huaj në vend. Përtej temave bilaterale, kemi biseduar për anëtarësimin e Kosovës në organizata botërore dhe të përfshihemi në agjendat evropiane, meqë në vjeshtë presim vendim pozitiv për liberalizimin e vizave. Natyrisht që kemi biseduar për zhvillimet në Turqi, për votën e britanikëve për ta ridefinuar BE-në dhe të ngjashme”, u shpreh kryediplomati i Kosovës.

Uji Dea

Hoxhaj ka thënë se shkarkimi i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ishte krejtësisht ligjor dhe se për bindjen e tij ka pasur koordinim për këtë gjë.

“Edhe unë e edhe Petrit Selimi jemi anëtarë të Qeverisë të cilën e drejton Isa Mustafa, që mendoj se paraprakisht ka biseduar edhe me të edhe me Partinë Demokratike të Kosovës. Është respektim i ligjit dhe nuk ka ndonjë keqkuptim. Vendimi i kryeministrit është në përputhje me ligjin në fuqi”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.