ARKATANA

Përzgjedhësi Arben Simitçiu: Jam krenar me futbollistët e mijë, treguam kulturë të lartë në Bullgari

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Kosovës në futsall në qytetin Varna të Bullgarisë, kanë arritur rezultate tejet të mira duke u kualifikuar në “Main Round”, ku në muajin shtator apo tetor do të takohen me kombëtaret tjera në këtë raund. Kombëtarja e Kosovës nga tri ndeshje ka arritur ta mposht Bullgarinë 2-0, Skocinë 4-1, ndërsa ka pësuar humbje nga Armenia me rezultat 2-1, duke u pozicionuar në pozitë të dytë.

Përzgjedhësi i Dardanëve të Kosovës, Arben Simitçiu, me paraqitjen e djelmoshave të tij në garat para kualifikuese është ndarë i kënaqur me rezultatin e arritur. “Për garat para-kualifikuese jemi përgatitur bukur gjatë, kemi zhvilluar ndeshje kontrolluese me Kombëtare të forta. Kemi arritur që Kombëtaren ta bëjmë unike dhe të sjellim mentalitetin e fituesit dhe këtë djelmosha e treguan në Varna të Bullgarisë duke shënuar 7 herë ndërsa kemi pësuar vetëm tre gola. Të gjithë futbollistët e kanë dhënë më të mirën e tyre, duke treguar edukatë në fushë dhe jashtë fushës dhe për këtë jam shumë krenar”, ka bërë të ditur Simitçiu.

ARKATANA

Përzgjedhësi Simitçiu ka zbuluar se kur do të munden të njoftohen me kundërshtarët e tyre në “Main Round”. “Siç jemi njoftuar tërheqja e shortit do të bëhet në muajin korrik në selinë e UEFA-së në Zvicër, ku do të mësojmë kundërshtarët tanë dhe do të na njoftojnë se kur do të ballafaqohemi por sipas gjitha gjasa ndeshjet do ti zhvillojmë në muajin shtator apo në fillim të tetorit. Ne nuk do të ndalemi, do ta shtojmë intensitetin e punës edhe më shumë pasiqë në këtë raund na presin kombëtare të forta, por ne nuk do të dorëzohemi në asnjë moment, përkundrazi ne do të jemi befasi”.

Në “Main Round” do të marrin pjesë 36 kombëtare të cilët do të ndahen në 12 grupe me nga tri ekipe, 12 fituesit e grupeve dhe 4 më të mirët e vendit të dytë plasohen direkt në raundin “Elitë”, tetë kombëtaret tjera të pozitës së dytë luajnë në Play-Off me sistem vajtje-ardhje, ku katër fituesit e këtyre ndeshjeve kompletojnë skuadrat e raundit “Elitë”./rajonipress/