UBT

Kundërmon lumi Mirusha

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kundërmon lumi Mirusha – Tërbon male, tërbon fusha! Tërbon fshat, tërbon qytet – Shumë banorëve u shtinë hilet !

Kundërmon lumi Mirusha –
Prej ndyrësisë do t’ na del gusha !
Për pasoja nga këto tërbime –
As n’ spital s’do t’gjejmë shërime !

Për me dalë me ndejë përjashta –
Duhet vënë në kokë gasmaska !
Nuk e di a je n’ xeherore,
Apo je në shëtitore ?!

Qytetarët kanë ra n’siklet –
Prit me muaj e prit me vjet !…
Shtrati i lumit s’ rregullohet
Dhe Mirusha nuk mbulohet ?!

Ka shumë vjet Mirusha e ngrata –
Që shfrytëzohet për fushata !…
Këtë fushatë e di gjithë bota –
N’ breg t’ Mirushës kërkohen vota !

KKVITI

Pretenduesit për udhëheqësi –
N’ breg t’ Mirushës bëjnë selfije !
Pretenduesit frajera –
N’ breg t’ Mirushës dalin n’ kamera !…

Publikisht aty premtojnë –
Nëse votat i fitojnë,
Mirushën do ta rregullojnë,
Kurrë për jetë s’ do t’ kundërmojnë !

Por, kur t’ mbërrijnë një grimë pushtet –
Mirushën e harrojnë krejt !
Qytetarëve s’ ua bëjnë dert –
Si e kanë lypë – thonë – e kanë gjetë !

Gjilan, më 22.07.2016. Demir Krasniqi