Eko Higjiena

Aksidentet në komunikacion, vrasësi më i madh në Kosovën e pasluftës?!

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Besnik Tahiri – Duke parë gjendjen alarmante që po shfaqet nga aksidentet në komunikacion, kur vetëm në një 24 orësh kanë ndodhur 76 aksidente me të vdekur e shumë të lënduar, dëshmon se ky segment paraqet një rrezik serioz për qytetarin dhe sfidë të madhe edhe për sigurinë e njeriut të vendit. Rastet e fundit në qendër të qytetit në Ferizaj, Prishtinë, Podujevë, janë alarm për policinë, por edhe për përgjegjësit në komuna.

Kjo gjendje kërkon që me urgjencë mekanizmat institucional, në radhë të parë Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me krerët e komunave duhet të hartoj një plan emergjent, duke ndërmarrë një seri masash, duke filluar nga shtimi i patrullimit, kontrollit e deri tek mobilizimi dhe koordinimi me komuna për të ndalur këtë rrezik të përgjithshëm që po i shfaqet shoqërisë sonë.

Vetë tejkalimi i kësaj gjendje emergjente nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por mënyrë për të nisur një plan të vazhdueshëm dhe koheziv masash të koordinuara ngushtë me institucionet komunale dhe ministritë përkatëse, në mënyrë që të ndalet ky trend i vdekjes. Në mënyrë që plani operacional të ketë një shtrirje dhe zbatueshmëri të gjerë, komunat duhet të kenë rolin kyç, duke pasur parasysh se ato janë njohëset më të mira të kontekstit lokal, komuniteteve dhe shtrirjes së kësaj problematike. Kjo edhe për faktin se pjesa dërmuese e përgjegjësive për infrastrukturën lokale bie mbi to.

Mobi Casa

Plani i masave duhet të përfshijë:
Identifikimin e pikave kritike të rrezikut në komunikacion në zonat me qarkullim të lartë si qytete ashtu edhe në bashkësi lokale dhe fshatra. Duhet të rriten investime në infrastrukturë në vendet që paraqesin rreziqe të larta dhe investimet në aparaturë si kamera sigurie dhe radar auto-shkrepës, etj). Edukimi dhe rritja e vetëdijes së përgjithshme për rreziqet dhe pasojat duhet të jetë plan në veti, si dhe kalimi nga patrullimi defanziv në pikat e ndalimit (radarët) në atë ofanziv të patrullimit rrugorë përmes policëve të trafikut dhe policit të lagjes. Dhe, në fund duhet të rriten gjobat ndëshkuese për shkelësit e rregullave.

Në rast se nuk ndërmerren masa urgjente dhe nuk hartohen plane afatgjate, komunikacioni do të vazhdojë të mbetet shkaktari më i madh i humbjes së jetës në Kosovë. Ky trend në aspektin social është duke u bërë një rrezik alarmant për vetë jetën e qytetarëve dhe si i tillë po rrezikon në themel çdo kategori të shoqërisë.