Eko Higjiena

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka shënuar 7 Prillin, Ditën Botërore të Shëndetit, ditë e cila shënohet në gjithë botën nga viti 1950.

Ky aktivitet është shënuar nga ekipa shëndetësore e QKMF-së, ku fillimisht kanë vizituar shtëpinë e të pensionerëve në Viti, ku kane diskutuar së bashku për shëndetin në tërësi, si dhe iu është mat glimemia dhe tensioni arterial.

Eco Higjiena

Pastaj, ka vazhduar aktiviteti në qytet me shpërndarjen e broshurave të ndryshme rreth sëmundjeve kronike.

Sipas dr. Artë Gashaj- Koordinatore për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, shënimi i ditëve të shëndetit po bëhet për të ndikuar në edukimin shëndetësorë të popullatës./rajonipress/