ARKATANA

Ideja që lënda për rrjete sociale të futet në shkolla është e mirëseardhur

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Liridon Mehmeti – Rrjetet sociale janë duke u bërë një pjesë themelore e aktiviteteve në baza ditore për secilin prej nesh, pa dallim moshe, sidomos të rinjët janë të influencuar më shumë, pothuasje nuk kalon ditë që nuk i’u qasen atyre. Ideja që lënda për rrjete sociale të futet në shkolla është e mirëseardhur pasi që kjo po diskutohet seriozisht edhe në shtetet perëndimore.

Të gjithë pajtohemi se mësimi i lëndëve pjesë e kurikulës nëpër shkollat tona nuk është në nivelin e duhur, fajtor për këtë është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sepse përmes teksteve aktuale të shpërndara në shkolla nuk e ka ende ne fokus zhvillimin e mendimit kritik dhe angazhimin e nxënësve gjatë orëve mësimore. Ndihmë për këtë neglizhencë të shkencës janë edhe mësimdhënësit e papërgatitur që nuk lodhen shumë për transmetimin e njohurive.

Jemi dëshmitarë se mësimdhënësit nuk janë të interesuar të dalin jashtë planprogramit të tyre, për të sqaruar gjëra që ndodhin kohën e fundit e që janë më atraktive, madje faktet e fundit shkencore nuk mund t`i gjejmë as në tekstet shkollore, për arsye se disa prej tyre edhe kur ribotohen nuk plotësohen me zbulime e shpikje të reja. Kështu, kuptojmë se sa pak nxënësit në shkollat e Kosovës mësojnë për fenomene që ndodhin në shekullin e ri.
Shkolla duhet të reflektojë botën në të cilën jetojmë sot.

Rrjetet sociale janë duke u bërë një pjesë themelore e aktiviteteve në baza ditore për secilin prej nesh, pa dallim moshe, sidomos të rinjët janë të influencuar më shumë, pothuasje nuk kalon ditë që nuk i’u qasen atyre. Ideja që lënda për rrjete sociale të futet në shkolla është e mirëseardhur pasi që kjo po diskutohet seriozisht edhe në shtetet perëndimore.

Nëse ne si shoqëri duam të mbajmë të rinjët tanë në hap me zhvillimet e fundit shkencore e teknologjike, atëherë MASHT-i duhet ta shqyrtojë sa më parë mundësinë e futjes së kësaj lënde në kutikulë.

ARKATANA

Nxënësit në shkollat e Kosovës duhet të mësojnë për krijimin e rrjeteve sociale, mundësitë dhe format e përdorimit të tyre, rreziqet nga keqpërdorimi, lehtësinë e kërkimeve e komunikimit, zhvillimin e mendimit kritik, në përgjithësi fuqinë e rrjeteve sociale në ndryshimin e mënyrës së arsimimit dhe edukimit. Informatat që mund të përfitonin nxënësit përmes kësaj lënde iu përkasin lëmive të ndryshme, kjo do ishte mundësi e mirë për avancimin e njohurive të reja jashtë kurikulës, pjesë kjo shumë e neglizhuar nëpër shkollat tona.

Sigurisht kjo lëndë do të shërbente që nxënësit në mes vete të shkëmbenin informata të ndryshme, ide, mendime, grafika, e materiale.

Gjatë mbajtjes së kësaj orë nëpër shkolla, nxënësit në mënyrë të lirë mund të bisedonin për tema të kohës së fundit, probleme të moshave të tyre, mund të kenë dialogun në kohë reale me ekspertë të çështjeve të caktuara, politikanë, botuesë, gazetarë, artistë, sportistë, e njerëz tjerë të suksesshëm. Përmes kësaj lënde nxënësit e shkollave të Kosovës do të ishin në gjendje të pranonin dhe bënin projekte për tema nga më të ndryshmet dhe këto përmes rrjeteve sociale t’i përcjellin deri te nxënësit e vendeve tjera nëpër botë, sigurisht këto punime do të ishin më mirë të përgatitura kur ndahen me nxënës të vendeve tjera.

Përveç një socializimi më të madh mes të rinjëve të Kosovës me të rinjët nga e gjitha bota, kjo lëndë do ishte çelës për balancimin e njohurive mes dy palëve. Prandaj e gjitha që duhet është që MASHT-i të fillojë krijimin e infrastrukturës ligjore e teknike për të bërë pjesë të kurikulës lëndën për rrjete sociale.

Liridon Mehmeti, ish anëtar i Kryesisë së Nxënësve të Kosovës.