UBT

S’dihet kur do të takohen kryeministrat në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zhvillohet një takim në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Isa Mustafa, por nuk ka bërë të ditur se çka do të zbatohet në këtë takim.

Në anën tjetër, zyrtarët e institucioneve kosovare thonë se nuk ka asgjë konkrete për një takim të tillë mes dy kryeministrave.

“Nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, ka thënë për gazetën “Zëri” Faton Abdullahu, këshilltar për media i kryeministrit Mustafa.

Ai ka shtuar se gjithçka që ka të bëjë me dialogun përcaktohet më herët nga Brukseli.

FIDANISHTJA

“Ato që kanë të bëjnë me dialogun procedohen tutje dhe përcaktohen sipas agjendës së njohur më herët për të dyja palët nga Brukseli”, ka thënë Abdullahu.

Ndërkaq, publicisti Halil Matoshi ka thënë për gazetën “Zëri” se një takim mes kryeministrash do të ishte i mirëseardhur, pasi që, siç thotë ai, liderët e shteteve fqinje gjithmonë kanë diçka të rëndësishme për të biseduar.

“E para, dy liderë të dy shteteve fqinje gjithnjë kanë për çfarë të bisedojnë, sepse dinamikat politike në demokraci kërkojnë dialog të vazhdueshëm me tjetrin/të tjerët”, ka thënë Matoshi, i cili më pas ka shtuar: “Në këtë sens kryeministri i Serbisë Vuçiq dhe ai i Kosovës Mustafa natyrisht se mund të këmbejnë mendime rreth Kapitullit 35, përkatësisht Vuciq mund t’i kërkojë kryeministrit kosovar përshpejtimin e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes paraprake”, ka përfunduar Halil Matoshi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.