Eko Higjiena

Drejtësia e kontrolluar nuk i do ligjet bazike

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një nga dikasteret kryesore, që si mision ka zhvillimin, menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë në vend, siç është Ministria e Drejtësisë, duket se në synimet e deritanishme ka dështuar në vazhdimësi që ta përmbushë qëllimin e saj. Kjo, ngase që nga paslufta e deri më sot, ministrat që e drejtuan këtë ministri, e menaxhuan keq. Në këtë drejtim shtrohet edhe pyetja se a ka dështuar, veç të tjerash kjo ministri edhe në hartimin e ligjeve të mirëfillta dhe bazike, të cilat kërkohen edhe nga BE-ja, përfshirë edhe ligjin antimafia.

Rrjedhimisht, ngrihet edhe dilema se a është Ministria e Drejtësisë në bashkëveprim të së keqes në fushën e sundimit të ligjit dhe a do të jetë zgjedhja e ministres së re vetëm një vazhdimësi e rrugës së vjetër që ka trasuar koalicioni në pushtet?

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në masë të madhe kjo drejtësi ka dështuar dhe është treguar e paaftë dhe jo e guximshme për t’u përballur me shkallën e lartë të korrupsionit dhe kriminalitetit, i cili ka marrë shtrirje të gjithanshme. “Ministria e Drejtësisë çaloi në hartimin e ligjeve dhe krijimin e një standardi, përkatësisht një vije të kuqe ku nuk do të tolerohej shkalla kaq e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar. Prandaj, sot Kosova është në një gjende të mjeruar dhe me shkallën më të lartë të shkeljeve që i bëjnë zyrtarët politikë e shtetërorë, të cilët nuk merakosen fare, pasi ata aspak s’kanë njohje mbi rregullat dhe ligjet”, theksoi ai.

Eco Higjiena

Ligji antimafia, peng i mafio-politikës

Tutje, Dibrani ka nënvizuar se po ashtu nga kjo ministri nuk janë hartuar ligjet bazike, të cilat do të kishin dhënë sinjalin se diçka e mirë po ndodh në vendin tonë, dhe nuk janë hartuar shumë ligje, të cilat i kanë vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ligjin antimafa. Sipas tij, kjo neglizhencë ka përgjigjen e vet, se ligjet kundër vetvetes nuk i realizon asnjë organizatë e as parti politike, andaj, siç tha, “ligji antimafia nuk do të bëhet edhe për një kohë të gjatë, përderisa vendi udhëhiqet nga mafio-politika e Kosovës”.

Ndërsa, sa i përket asaj se a është Ministria e Drejtësisë në bashkëveprim të së keqes në fushën e sundimit të ligjit, Dibrani nuk e beson se në aspektin klasik, Ministria në fjalë është në bashkëveprim me të keqen dhe grupet mafioze, por, sipas tij, segmente kyçe në këtë Ministri janë të kushtëzuara nga presioni, kërcënimi, shantazhi apo edhe nga yshtja me ryshfet, nga grupet e ndryshme politike, të cilat kanë kapur shtetin dhe nga aty po drejtojnë dhe kontrollojnë edhe drejtësinë dhe gjyqësinë, por edhe Prokurorinë e Shtetit, derisa, siç ka thënë, se për sektorët e tjerë shtetërorë nuk ka as çka të flitet, pasi janë njësoj. “Nëse ministrja e re ka dalë nga struktura mafioze të involvuara në krim dhe korrupsion, as të mos presim veprime konkrete dhe të përshpejtuara, përndryshe ajo do të duhej veprimtarinë e saj ta drejtonte kundër grupeve kriminale dhe të korruptuara, prandaj do të ishte meritë e saj nëse këtë veprim do ta niste nëpër dy apo tre kabinete ku ajo ka punuar derisa u emërua në atë post”, tha Dibrani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.