ARKATANA

Tahiri: Nuk flet kush për Kosovën, vëmendja është vetëm në Ukrainë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se aktualisht Kosova nuk është temë për BE-në, pasi tema kryesore tani është Ukraina.

Ai në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 thotë se askush nuk flet për Kosovën, ndërsa zv.kryeministri Besnik Bislimi takohet me Petar Petkoviq e emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Fundamenti

Sipas tij, kjo është qesharake, pasi të gjithë i kanë sytë nga Ukraina.

“Kur e sheh një diplomat evropian t’u djeg e t’u kall në Ukrainë, e kur e sheh Besnik Bislimin me Lajcakun e Petkoviqin, beso keshin. Unë isha në Strasburg javën e kalume, nuk është temë Kosova. Nuk flet kush për Kosovë. Vëmendja është në Ukrainë dhe vetëm në Ukrainë”, tha Tahiri.