Pranverë tetëdhjetë e një
Poezi nga Ruzhdi Kqiku
Në atë pranverë
tetëdhjetë e një
bijtë e vet i ftoji
K o s o v a
Kush i thotë
veti shqiptar
të ngrihet shpejt
se erdhi koha
Po një zëri thanë
gjithë trimat
pa ngurrim
pranuan kushtrimin
Si vullkan u ngrit vegjelia
pran flamurit
për liri o vdekje
e bënë betimin
Tym e flakë mbi Prishtinë
gjoks për gjoksi me inkuizitorë
bulevardet plot lulëkuqe
në dej vlonte gjaku rinor
Bijtë e shqipes si drangoj
përmbi tanke me flamur
nga çdo anë ndiheshin zëra
jo K o s o v a s’trandet kurrë
Në fushë nderi dhe bijat kreshnike
ballëlarta skuqur me gjak
në shtigje të lirisë u bënë nuse
mbi kraharor plumba duvak.
11 mars 1991
Ruzhdi Kqiku.


