ARKATANA

Banorët e Muçibabës të izoluar nga bora, komuna nuk mërzitet për hallet e brezit kufitar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Vehid Ibrahimi është mllefosur këtë të martë për shkak se komuna e Gjilanit nuk e ka pastruar borën në Muçibabë ndërsa në mëhallën e Lerajve janë të bllokuara pesë familje.

Banorët e Muçibabës ndihen të braktisura nga komuna e Gjilanit e cila nuk e njeh si territor të vetin këtë fshat. Kështu mendon Vehid Ibrahimi përfaqësues i fshatit i cili thotë se përkundër që ka folur me Leonora Morinën Bunjakun as këtë të marte rruga nuk është hapur.

ARKATANA

“Janë të bllokuar në mëhallën e Lerajve pesë familje me 15 anëtarë, madje ka tre ditë që ata nuk mund të lëvizin. Komuna e Gjilanit nuk e njeh Muçibabën si pjesë të saj, ndryshe nuk e kuptojë pse ky injorim” shprehet Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se është marre dhe turp për një komunë që nuk i trajton si duhet banorët e vet. “Vërtet ne kemi fëmijë të sëmurë, kemi nxënës që udhëtojnë dhe kjo është e patolerueshme që në këtë shekull ne të ecim akoma me rrugën e mbushur me borë” shprehet Ibrahimi./rajonipress/