Grenell: Pse një punonjës e telefonon Kurtin dhe jo Sekretari i Shtetit apo Presidenti, Kosova meriton më shumë respekt
Ish-emisari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi këshilltari Special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, për të diskutuar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe të prillit, shkruan Gazeta Express.
Grenell ka pyetur se pse një punonjës e telefonon kryeministrin Kurti dhe jo Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Nacionale apo Presidenti i SHBA-së.
“Pse një punonjës e telefonon kreun e shtetit. Pse nuk po e telefonojnë Kurtin, Sekretari i Shtetit, Këshilltari për Siguri Nacional apo Presidenti?”, ka shkruar Grenell, raporton Express.
Ai tutje ka thënë se Kosova meriton më shumë respekt.
“Kosova meriton më shumë respekt”, ka përfunduar Grenell.
Why is a staffer calling a head of state? Why isn’t the SecState, NSA or the President calling Kurti?
Kosovo deserves more respect. https://t.co/5KTGkrlicj

