Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë Pop/R&B” në Brit Awards 2022
Brit Awards është mbrëmja më e madhe muzikore ku yje të shumtë brtanike nderohen me çmime për të arriturat vjetore në muzikë.
Në mesin e shumë yjeve, e nominuar ka qenë edhe artistja shqiptare me fame ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka arritur të triumfojë në një nga dy çmimet për të cilat konkurronte.
Dua ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”, ku ishte në garë me emrat e suksesshëm si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.
Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të marrë çmimin, teksa i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, gjersa kërkoi falje për mos-prezencën e saj në mbrëmje.
Arsyeja e mos prezences së 26-vjecares në këtë mbrëmje është se ajo ndodhet në kontinentin amerikan për turneun e saj “Future Nostalgia” që do ta mbajë nesër (9 shkurt). /Zëri/


