Mehmeti: AAK ka notuar mirë në ujërat që i ka krijuar LDK-ja
Gjilan – Koalicioni LDK-AAK duhet tashmë të jetë punë e kryer pas vendimit të kryetarit Haziri dhe të jetë evidentuar si histori e koalicioneve në Gjilan si i prishur sepse edhe ashtu është i panatyrshëm për Gjilanin duke pasur parasysh shumë rrethana dhe faktor që i njohim ne që jemi për kohë të gjatë në politikat komunale shprehet Arben Mehmeti.
Mehmeti thotë se kjo kohë ju ka shërbyer mjaft mirë AAK, për të ushtruar pushtet artificial jo të natyrshëm dhe pa besim qytetar dhe këtë mundësi dhe privilegj për kohë të gjatë ja ka lejuar kryetari Haziri.
”Pra gjatë kësaj periudhe AAK-ka pasur pushtet absolut në komunë në ushtrim të pushtetit në të gjitha fushat dhe të mirat dhe të këqijat për këtë kohë të të koalicionit duke shpresuar se edhe pas qeverisjes së përbashkët do të ketë harmoni dhe respekt të ndërsjellë LDK-AAK pasi AAK ka notuar mirë në ujërat që i ka krijuar LDK-ja” shprehet Mehmeti.
Mehmeti tha se LDK-ja tashmë duhet të qeverisë e vetme me Gjilanin pasi edhe ashtu ka pushtet dhe mandate të mjaftueshme që bile në fund të këtij mandati të jetë pushtet i LDK-së, autoktonë në Gjilan./rajonipress/


