Klauzola e Hysajt, 25 milionë euro
Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, është vonuar në stërvitjen e sotme në Dimaro, por për një arsye të mirë: është bërë baba, raporton Zëri.
Mirëpo, risitë për mbrojtësin e djathtë nuk kanë marrë fund. Madje, mediat italiane shkruajnë se po punohet për vazhdimin e kontratës së lojtarit që po kërkohet shumë, pas një sezoni mjaft të mirë me napolitanët, përcjell Zëri.
Tash, Napoli është i gatshëm për përmirësimin e kontratës, ndërsa do t’ia vendos çmimin klauzolës së shkëputjes së kontratës prej 25 milionë eurosh. /Zëri/


