Haliti nënshkruan një marrëveshje me Helvetas Swiss Intercooperation
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë pritur sot në takim z. Basri Pulaj, përfaqësues i projektit S4RE-HELVETAS Swiss Intercooperation.
Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e disa aktiviteteve që pritën të realizohen me rastin e ditës së diasporës. Ndër to do të organizohet panairi tashmë tradicional i cili gjatë këtij viti do të mbahet për të 6-tën herë me radhë në Viti.
Ky panair do të mbahet në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, GLV dhe IKC./rajonipress/


