Fundamenti

Kamenica me plan konkret për mirëmbajtjen e hapësirave publike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Nuk është çështja vetëm të krijojmë hapësira publike, por që ato të mirëmbahen që mos të shkatërrohen për një kohë të shkurtër, duhet një mbikëqyrje e vazhdueshme dhe vetëdijesim i qytetarëve. Kamenica qëndron mirë me hapësira publike krahasuar me qytetet tjera. Plani duhet të zbatohet jo vetëm të jetë në letër u tha nga Bajram Shefkiu.

Grupi komunal dhe DEMOS, i trajtuan në punëtorinë e sotme, kapitujt I-III të planit të mirëmbajtjes së hapësirave të hapura publike në qytetin e Kamenicës.

Plani ishte realizim i përbashkët i grupit punues komunal dhe DEMOS-it, me të cilin edhe Komuna e Kamenicës është partnere e këtij programi.

Uji Dea

Nga DEMOS-i, ishin të pranishëm Teuta Jahiu, konsulentët, Bajram Shevkiu e Besnik Keka.

Punëtorinë e hapi drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faton Jakupi i cili foli për rëndësinë e kësaj punëtorie, ndërsa zonj. Teuta tha se të gjitha procedurat të respektohen edhe deri në shtator plani të aprovohet nga kuvendi komunal.

Një plan i tillë i detalizuar me rëndësi të veçantë i ka munguar gjerë tani Drejtorisë së Shërbimeve Publike. “Nuk është çështja vetëm të krijojmë hapësira publike, por që ato të mirëmbahen që mos të shkatërrohen për një kohë të shkurtër, duhet një mbikëqyrje e vazhdueshme dhe vetëdijesim i qytetarëve. Kamenica qëndron mirë me hapësira publike krahasuar me qytetet tjera. Plani duhet të zbatohet jo vetëm të jetë në letër“u tha nga Bajram Shefkiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.