Hidromorava

Ura e vdekjes

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Banorët e Pograxhës
Dhe të Dobërçanit –
Mallkime të magjes
I japin Gjilanit !
E mallkojnë Stublina
Edhe Ranillugu …
E mallkojnë Lugina ,
Arat edhe plugu !…

Mallkojnë dru e gurë ,
Njerëzit e udhëheqjes –
Qysh s’ na e ndreqën kurrë ,
Atë “Urën e vdekjes “?!
Është “Ura e vdekjes “ –
Ura e fshatarëve …
Rrezik i përpjekjes –

Për jetë t’ kalimtarëve !
Ura mbi Moravë –
Urë që solli vdekjen !
N’ periudha t’ ndryshme –
Njerëzve u mori jetën !

Mobi Casa

Kjo urë strategjike ,
Që lidhë shumë familje –
Na u bë urë tragjike ,
Urë mortje e hileje !…
Jo veç prej Stublinës
Edhe Dobërçanit ,
Fshatra t’ Kamenicës
Edhe të Gjilanit !…

Banorët bëjnë lutje –
Ura të ndërtohet !
Të kalojnë pa tutje –
Toka të punohet !

Gjilan, më 03.07.2016.