United Hospital

Politikanët e konsumuar meritojnë ndëshkimin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Qytetarët janë ata që mund ta bëjnë ndryshimin. Por, duhet pasur parasysh se pushtetet e pasluftës kanë krijuar mekanizma, të cilët është vështirë të zhbëhen, theksojnë analistët.

Ndryshimi, në duart e votuesve

Populli duhet të vetëdijesohet

Qytetarët janë ata që mund ta bëjnë ndryshimin. Por, duhet pasur parasysh se pushtetet e pasluftës kanë krijuar mekanizma, të cilët është vështirë të zhbëhen, theksojnë analistët

Pritja për zgjedhje të reja lokale dhe parlamentare është një pritje e madhe në mesin e qytetarëve të zhgënjyer në këtë klasë politike, me qëllim të përpjekjes për ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit, duke sprovuar fuqinë dhe vetëdijesimin e popullit të stërvuajtur të Kosovës për t’i ndarë përfundimisht nga politika e konsumuar dhe për ta nxjerrë në sipërfaqe një alternativë të re të shpresës dhe ndryshimit të madh.

Hidromorava

Analistët politikë vlerësojnë se procesi i ri zgjedhor në vend, qoftë për lokalet apo qendroret, duhet të jetë një “revolucion” demokratik i ndëshkimit me votë të klasës së dështuar politike, megjithëse akoma nuk ka një analizë të besueshme që flet se sa është i gatshëm qytetari të bëjë ndryshime të tilla dhe të nxjerrë një alternativë të re politike të besueshme dhe shpresëdhënëse për perspektivë të re.

Analisti politik, Arsim Haziri, konsideron se tani është koha dhe momenti kritik i thyerjes së stereotipave të votueseve, pasi që shpenzimi joproduktiv i kësaj klase politike ka arritur kulmin. “Qytetarët janë ata që mund ta bëjnë ndryshimin. Por, duhet pasur parasysh se pushtetet e pasluftës kanë krijuar mekanizma, të cilët është vështirë të zhbëhen”, thekson ai.

Të virtytshmit duhet të prijnë

Sipas Hazirit, rrjeti e pushteteve të pasluftës është shtrirë aq thellë, saqë nuk mund të imagjinohet. “Kapja e institucioneve të pavarura nga qeveritë e pasluftës ka krijuar një mekanizëm për partitë, të cilët kanë qenë në pushtet. Gjithherë ka një hapësirë të vogël për të shpresuar për ndryshim, dhe njerëzit e infektuar dhe të vuajtur nga kompleksi i inferioritetit që të pozicionohen në politikë”, u shpreh më tej ai. “Shpresa për ndryshim duhet menduar si mundësi e mundësisë, por ndryshimit duhet t’i prijnë njerëz të ndërgjegjshëm, njerëz me virtyte të larta njerëzore, intelektuale dhe morale. Një klasë me këto virtyte njerëzish mund të kthejë masën për ndryshim, pasi që edhe qytetarët e kanë humbur shpresën për ndryshim, gjithherë duke pasur parasysh klasën politike e cila udhëheq nga paslufta”, tha Arsim Haziri për “Kosova Sot”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.