Uji Dea

LDK e Artanës reagon ndaj deklaratave të rrezikshme dhe tendencioze të Branimir Stojanoviqit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dega e LDK-së në Novobërdë reagon ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës z.Branimir Stojanoviq. Deklarata e sotshme e zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq se policia e Kosovës është e pa aftë dhe bashkëpjesëmarrëse në maltretimin sistematik të serbëve, dhe kërkesa e tij që KFOR-i të vendos punkt kontrollues dhe të merr në mbrojtje serbët në fshatin Parallovë si dhe deklarata e para dy muajve në të cilën publikisht kërkon armatosjen e serbëve për tu vetëmbrojt si në vitet e 90-ta janë deklarata të rrezikshme dhe tendencioze.

Të deklarosh diçka të tillë në një komunë e cila njihet për tolerancë ndër-etnike,për bashkëjetesë si dhe për nivel më të lartë të sigurisë,nuk na bën nderë neve si komunë. Rasti në fjalë është një incident që duhet trajtuar si i izoluar, dhe si të tillë ne natyrisht që e gjykojmë pavarësisht ndaj kujt është drejtuar, dhe kërkojmë nga organet e rendit që të marrin të gjitha masat për arrestimin e sulmuesve thuhet në reagimin e Bajrush Ymerit kryetar i LDK-së në Artanë.

Shfrytëzojmë rastin të rikujtojmë z.Stojanoviq, se komuna e Novobërdës është cilësuar si komunë shembull e bashkëjetesës dhe tolerancës ndër-etnike që nga koha e pasluftës dhe vazhdon tё jetë e tillë.

Eco Higjiena

Prandaj, mendojmë se do të ishte më e udhës që të shikojmë gjërat nga një këndvështrim më i gjerë i integrimit për një jetë të përbashkët, si dhe të trajtohen çfarëdo raste të dhunës, qofshin ato të qëllimshme apo si raste individuale, pa pasur nevoje që të bëjmë gjeneralizim.

Kërkojmë nga ztojanoviq që të respektoj deri në nivelin e nevojshëm pozitën të cilën e mban në Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke mos dhënë rast kështu që deklaratat publike të bëhen shkas i ndarjeve ndër-etnike, duke qenë që është punuar me shumë mund për ndërtimin e urave të bashkëjetesës, për shumë vite, sidomos pas luftës, ndërsa kërkojmë nga Kryeministri që të jetë më i kujdesshëm në ofrimin e komoditetit për deklarata publike të vartësve të tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës thuhet në reagimin e Bajrush Ymerit, kryetar i degës së LDK-së në Artanë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.