Intervenohet në Kurexhaj, bëhen të kalueshme të gjitha rrugët
Gjilan – Shemsedin Elezi përfaqësues i fshatit Zhegër ka thënë se duke ju falënderuar komunës tashmë të gjitha rrugët për qarkullimin e qytetareve po bëhen të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën në Kurexhaj.
Elezi ka falënderuar Komunën dhe DSHP, ku ditëve të fundit është intervenuar në Kurexhaj duke bërë kështu që të gjitha rrugët për qarkullimin e qytetarëve të bëhen të kalueshme.
“Ka filluar rregullimi i rrugës për Kurexhaj e cila do të përmbushë nevojat dhe kërkesat e rreth 160 shtëpive të cilët banojnë në Zhegër si dhe shumë të tjera gjithandej. Poashtu një shërbim shumë i mirë për banorët nga Depca (Ukmehmet), të cilët të gjitha lidhjet i kanë pikërisht me Zhegër” ka shkruar Shemsedin Elezi./rajonipress/


