Eko Higjiena

Falna këtë mëkat

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qani, ju, o fusha bleroshe, E ju, o male me gurë, Është herë e fundit, Që e shihni këtë burrë.

Kur shoh njerëz të pa shpresë
Që ikin në mërgim,
Zemra më rrah shpejt
Mbushem me trishtim.

Janë nis në rrugëtim
Kanë marrë rrugë të gjata,
E prapa i lanë
Veç shtëpitë e thata.

Rënkon tokë e lashtë:
-Mbetën vetëm gurët e thatë,
S’dëgjoj më aty zëra të gjallë,
Jam vend i pa fat.

Gjurmët dhe tragu i shputave
Rrugëve ka mbetur
M’dhanë besë, do të kthehemi
Se s’kemi nënë tjetër.

ARKATANA

Pas vitesh një mëngjes
Filloi dielli të shndrit,
Dëgjova zëra njerëzish
Duke pëshpëritur.

Syve s’u besoj në këtë qetësi,
Kur shoh ata njerëz që vijnë në shtëpi.
Disa ishin plakur disa ishin të rinj:
-Zot, a është e mundur,

Këta janë bijtë e mi?!
Ne të lamë të re e të gjetëm plakë
Të lutem pashë perëndinë falna këtë mëkat.

Arben Kurteshi