Karaqeva kërkon nga policia të dënojë ngasësit e pandërgjegjshëm
Gjilan – Selver Lenjani në emër të banorëve të Karaqevës ka kërkuar nga policia e komunikacionit që të vendos shenjat e komunikacionit për shkak se ngasësit e pandërgjegjshëm kanë mbytur edhe njerëz duke vozitur shpejt dhe në mënyrë të pakontrolluar.
“Kërkojmë nga policia rrugore që të dali në vendin e ngjarjes dhe të vërtetojë shqetësimet tona në mënyrë që të dënohen ngasësit e pandërgjegjshëm. Kërkojmë dënime të pamëshirshme” ka shkruar Lenjani në letrën drejtuar policisë së Kosovës.
Lenjani shpreson që kërkesa e tyre do të has në mirëkuptim nga ana e policisë. “Shqetësimi ynë është real dhe ne kërkojmë që të ndërmerrni masa si mënyrë e vetme e parandalimit të vdekjeve dhe dëmtimit të gjymtyrëve. Shenja aktuale ka një shpejtësi të kufizuar prej 40 km në orë, por kjo shenjë fare nuk respektohet nga vozitësit” ka thënë Lenjani./rajonipress/


