ARKATANA

Haziri e Gecaj diskutojnë për organizimin e programeve të përbashkëta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Bajram Gecaj.Temë e takimit ka qenë shkalla e organizimit të programeve të përbashkëta mes MAPL-së dhe Komunës, sikurse edhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve pakicë në Gjilan.

Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar zëvendësministrin Gecaj për vizitën, ka thënë se pushteti lokal në Kosovë duhet të riorganizohet totalisht.

“Rishikimi i mënyrës së funksionimit të pushtetit lokal është i domosdoshëm të bëhet, sepse qeverisja lokale në Kosovë ka qenë e organizuar mbi kompromise të dhimbshme”, ka thënë Haziri.

United Hospital

Ndërkaq, zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, derisa takimin e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm, duke thënë se Gjilani është shembull i mirë i integrimit dhe afirmimit të të drejtave të komuniteteve pakicë.

Po ashtu, zëvendësministri Gecaj e siguroi kryetarin Haziri që do të ndodhë vlerësimi i të gjitha problemeve dhe gjetjeve sa i përket kufijve administrativ të komunave të Anamoravës.

Gecaj, në fund, ka falënderuar qytetarët e Anamoravës, për siç tha, kontributin e tyre të madh për Pavarësinë e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.