AAK në Gjilan e kaplon kriza, Livoqi i Ulët e ngrinë aktivitetin e saj
Gjilan – Nëndega e AAK-së në Livoq e ka ngri aktivitetin me arsyetimin se nuk dëshirojmë të jemi pjesëmarrës i shkatërrimit të degës së AAK-së në Gjilan thotë Durgut Canaj.
Durguti thotë se kjo situatë erdhi për shkak të përbuzjes dhe injorancës ndaj aktivistëve të devotshëm. “Aktivistët e devotshëm, të sinqertë dhe të përkushtuar për rritjen e AAK-së fatkeqësisht janë shkelur vazhdimisht dhe nuk janë përkrahur. Anashkalimi i tyre solli një gjendje depresive në AAK”.
Durguti tha se derisa të ndërmerret ndonjë hap konstruktiv nga ana e kryesisë qendrore ne nuk do të zhvillojmë asnjë aktivitet. “Është e pandershme që njerëzit e AAK-së në Gjilan të punojnë vetëm për interesa të ngushta personale dhe të përfitojnë në kurriz të anëtarësisë së gjerë e cila është e sinqertë dhe angazhuese për ta fuqizuar AAK”.
Me këtë qasje që ka aktualisht dega e AAK-së nuk besojë që këtë subjekt politik e presin ditë të mira tha në fund Durguti./rajonipress/


